Kandidati i VMRO-DPMNE-së Orce Gjorgjievski ka publikuar në rrjetin social facebook të tij, një fotografi nga takimi me zv/kryeministrin Izet Mexhiti dhe kandidatin e VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, duke njoftuar kështu zyrtarizimin e bashkëpunimit për rrethin e dytë të zgjedhjeve locale.

“Dorë e shtrirë! Sot zhvillova një takim me kryetarin e ri të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe me kandidatin për kryetar të Shkupit nga Koalicioni VLEN, Bashkim Bakiu. Nga ta mora një mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Shkup — një mbështetje që jep energji dhe motiv shtesë për të vazhduar përpara. Faleminderit të gjithëve që e keni njohur vizionin, keni dhënë besimin dhe keni zgjedhur të ardhmen e Shkupit. Së bashku do ta bëjmë qytetin tonë sërish krenar, modern, dinjitoz dhe të hapur për të gjithë ata që jetojnë në të. Shkupin e bëjmë bashkë. Në mënyrë shkupjane! Fitorja do të jetë historike!”, ka shkruar Gjeorgjievski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume