Një person ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri që ka ndodhur sot në Kumanovë. Viktima është identifikuar si Z.Sh, i cili njëkohësisht është bartësi i listës së subjektit politik AKI për Komunën e Likovës.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur teksa ai po lëvizte me veturë, dhe të shtënat janë shkëmbyer nga makinë në makinë. Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Pas plagosjes, Z.Sh është dërguar në ambulancë për trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com