Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të vendosë për fatin e dyqaneve pa taksa në kufijtë tokësorë me Bullgarinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë

Komisioni Evropian ka njoftuar vendimin e tij për ta çuar Greqinë në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së për mosrespektim të një direktive evropiane që përcakton një regjim të përgjithshëm të akcizës, raportoi ToVima. Në deklaratën e tij, Komisioni deklaron se Greqia përjashton nga akciza produktet e furnizuara nga dyqanet pa taksa doganore të vendosura në kufijtë e saj tokësorë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë. Sipas ligjit të BE-së, shtetet anëtare që kishin dyqane pa taksa doganore jashtë një aeroporti ose porti më 1 korrik 2008 mund ta përdornin këtë përjashtim deri në janar 2017.
Mgid