Gostivar, 31 tetor 2025 – Punonjësit policorë të Departamentit për Punë të Brendshme në Gostivar kanë arrestuar një të ri nga qyteti, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur një thikë.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 01:50, në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, është privuar nga liria V.B. (20), banor i Gostivarit.
Gjatë kontrollit të kryer, policët kanë gjetur një thikë, e cila është sekuestruar si provë materiale. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet parashtresë përkatëse në bazë të nenit 80, paragrafi 7 të Ligjit për Armët.
Mgid 
 
			