Më 1 tetor 2025, rreth orës 01:00, nëpunësit policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria dy persona nga Republika e Turqisë, M.A.K. (18) dhe M.J. (19), me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, pasi tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Më pas, në periudhën nga ora 03:30 deri në 04:10, me urdhër gjykate, është kryer kontroll në shtëpinë ku ata banonin, ku është gjetur dhe sekuestruar një qese me marihuanë.
Të dy të rinjtë janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal përkatës.TS
Mgid