Më 29 tetor 2025, rreth orës 15:50, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin F.I. (34) nga fshati Vërtok i Gostivarit.

Arrestimi është bërë pas dyshimeve të bazuara se ai ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”, e dënueshme sipas nenit 236 të Kodit Penal, rast i denoncuar po atë ditë nga M.S. (30) nga Gostivari.

F.I. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse në Prokurorinë Publike.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com