Mbrëmë, më 07.10.2025, rreth orës 21:25, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Q.I. (52) nga Gostivari.

Sipas të dhënave të policisë, ndaj tij ekziston dyshim i bazuar për kryerjen e veprës penale “kërcënim me mjet të rrezikshëm”, rast i cili ishte denoncuar më 04.10.2025.

I dyshuari është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresa përkatëse.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com