Gostivari është bërë qyteti më i ri në vend ku qytetarët mund të marrin shërbime ortopedike dhe traumatologjike falë profesionistëve të përkushtuar të sistemit shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një njoftim publik theksoi se ky është “një tjetër hap i madh drejt barazisë në qasje ndaj shërbimeve shëndetësore”, pjesë e vizionit për një shëndetësi moderne, efikase dhe të decentralizuar.

“Tani edhe në Gostivar, qytetarët marrin kujdes mjekësor cilësor pa qenë të detyruar të udhëtojnë larg vendbanimit të tyre. Ky është rezultat i përkushtimit të mjekëve, infermierëve dhe gjithë ekipeve që çdo ditë punojnë për të shpëtuar jetë”, tha ministri Aliu.

Sipas tij, ndryshimi në sistemin shëndetësor tashmë po ndihet në çdo qytet dhe në çdo sallë operacioni, duke u reflektuar në “çdo buzëqeshje të një pacienti që shërohet”. Ministri theksoi se reformat po sjellin rezultate konkrete, duke e bërë shëndetësinë më të afërt me qytetarët dhe më të barabartë për të gjithë.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com