“Në mes të fshatit, banorët e Graçanit shtruan një drekë si shenjë mikëpritjeje e përurimi për rrugën e re. Në fakt, më shumë se asfalt, rruga në Graçan është simbol i rikthimit të shpresës dhe vulë e ndryshimit.
Dikur pa rrugë e me vështirësi të lëvizjes, tash jeta në Graçan po ringjallet. Dora e shtetit, aq shumë e munguar në këtë fshat, ka mbërritur në Graçan, duke e rregulluar rrugën, që ishte kërkesë e kahmotshme e banorëve.
Gjatë bisedës me banorët, i sigurova që Graçani nuk do të harrohet më kurrë! Sepse Graçani nuk është thjesht një emër në hartë, por një histori krenare e kujtim i gjallë i njerëzve që nuk u dorëzuan kurrë, duke jetuar në vatrat e të parëve.
E shtunja e parë e tetorit ishte preludi i një faqe të re politike, ku asnjë vend nuk do lihet pas. Sepse jam dhe do të jem gjithmonë me ata që kanë nevojë më shumë” ka shkruar Mexhiti

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com