Më datë 04.10.2025 në orën 13:45, në Departamentin për Punë të Brendshme Gostivar, një grua 44-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se më datë 28.09.2025 rreth orës 19:10, derisa ishte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur, në një rrugë në Gostivar, iu është afruar K.”pnj”, person me probleme shëndetësore, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka kërcënuar me thikë. Po ashtu, sipas denoncimit, më datë 03.10.2025 rreth orës 18:30 në të njëjtin vend K.”pnj” sërish e ka kërcënuar me thikë dhe i ka dërguar kërcënime bashkëshortit të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com