Grupi BALFIN vazhdon me zgjerimin e tij në sektorin e shitjes me pakicë, duke shtuar një tjetër markë botërore të njohur në rajon. Kësaj here, grupi e prezanton markën daneze Flying Tiger Copenhagen, duke hapur dyqanin e saj të parë në Ballkanin Perëndimor në East Gate Mall në Shkup. Me këtë hapje, konsumatorëve në Maqedoninë e Veriut u ofrohet një botë e mbushur me ngjyra, dizajn, kreativitet dhe thjeshtësi skandinave – një përvojë që sjell freski dhe gëzim në tregun lokal të shitjes me pakicë.

Hapja e Flying Tiger Copenhagen në Shkup është pjesë e partneritetit strategjik ndërmjet Grupit BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, me qëllim zgjerimin e markës në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Plani parashikon hapjen e më shumë se 50 dyqaneve të reja gjatë katër viteve të ardhshme në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, duke krijuar rreth 400 vende të reja pune në rajon.

Drejtori i përgjithshëm i Flying Tiger Copenhagen, Martin Jermin, theksoi rëndësinë e partneritetit me BALFIN-in, duke e përshkruar këtë grup si partner kyç rajonal:

“Jemi shumë të lumtur që po festojmë hapjen e dyqanit tonë të parë në Maqedoninë e Veriut. Pas suksesit që kemi pasur në Evropën Qendrore dhe Jugore – nga Polonia në Greqi – ky kapitull i ri në Shkup përfaqëson një moment emocionues për markën tonë. Energjia dhe kreativiteti i këtij vendi përputhen në mënyrë të përkryer me vlerat tona, dhe jemi krenarë që këtë rrugëtim po e bëjmë bashkë me BALFIN – një partner i fortë dhe i besueshëm.”

Steven Grünerud, nënkryetar për zhvillimin e strategjisë në Grupin BALFIN, theksoi sharmin e veçantë të kësaj marke:

“Ajo që e bën Flying Tiger të veçantë është fakti që produktet ndryshojnë dhe plotësohen vazhdimisht. Nuk e viziton dyqanin vetëm një herë – gjithmonë kthehesh përsëri, sepse gjithmonë ka diçka të re që do të të befasojë.”

Hapja solemne mblodhi mysafirë nga Danimarka, përfaqësues të Grupit BALFIN, media dhe influencues lokalë. Vizitorët shijuan atmosferën lozonjare të markës, përmes produkteve kreative, detajeve të gëzueshme dhe surprizave të vogla që e shënuan këtë moment të veçantë. Me sharmin e saj skandinav dhe filozofinë “Një jetë më e pasur nuk kushton pasuri”, Flying Tiger Copenhagen i hapi zyrtarisht dyert për konsumatorët maqedonas, duke i ftuar të zbulojnë një mënyrë të re për ta shijuar përditshmërinë.

Flying Tiger Copenhagen planifikon të hapë tetë dyqane në Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2025, me një vizion ambicioz për 50 dyqane në pesë vitet e ardhshme.

Për Flying Tiger Copenhagen

I themeluar në vitin 1995, Flying Tiger Copenhagen sot menaxhon me më shumë se 1.000 dyqane në 41 vende anembanë botës. Marka është e njohur për rrënjët e saj skandinave, dizajnin e gjallë dhe misionin për të sjellë më shumë gëzim në jetën e përditshme – duke kombinuar kreativitetin, funksionalitetin, çmimet e përballueshme dhe përkushtimin e fortë ndaj qëndrueshmërisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com