Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të Sudanit thonë se kanë marrë kontrollin e qytetit perëndimor të el-Fasher, duke shënuar një pikë kthese në luftën civile, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Grupi tha në një deklaratë në mediat sociale se kishte pushtuar el-Fasher “nga kthetrat e mercenarëve dhe milicive të aleatëve me ushtrinë terroriste”.
Humbja do të ishte një goditje e madhe për ushtrinë sudaneze pasi el-Fasher është pikëmbështetja e saj e fundit e mbetur në rajonin e Darfurit, duke e lënë RSF-në në kontroll efektiv të zonës. Ushtria ende nuk ka komentuar.
Kjo vjen pasi grupi rebel njoftoi pushtimin e Shtabit të Divizionit të 6-të të ushtrisë, duke thënë se kishte shkatërruar “automjete të mëdha ushtarake” dhe kishte marrë pajisje ushtarake.