Në një atmosferë entuziaste në Çellopek, kandidati i VLEN-it për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, mbajti një fjalim të zjarrtë para qindra qytetarëve, aktivistëve dhe mërgimtarëve që kishin ardhur për ta mbështetur.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ramadani deklaroi se Bërvenica është sot në qendër të vëmendjes kombëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe të besimit në fitoren e së dielës.

“Komuna e Bërvenicës është më e madhe se Shkupi, se Kumanova e se Shtipi e Gjevgjelia.  Nuk më besuat? Sot do ta shihni se gjithë vëmendja është përqendruar tek komuna e Bërvenicës. Kjo tregon se konsistenca politike ka shumë rëndësi, sepse kur themi diçka, së pari duhet ta besojmë vetë. Unë, që nga dita e parë kur kandidova, kam besuar se kjo komunë është më e madhe dhe më e rëndësishme se çdo komunë tjetër, sepse ka popullin më të mirë, më fisnik, më punëtor dhe më të drejtë ”, tha Ramadani mes duartrokitjeve.

Ai falënderoi mërgatën për kontributin e madh financiar dhe moral që ka dhënë për komunën, duke theksuar se pa mërgimtarët, as nuk mbahet, as nuk fitohet komuna.

“Ju që jeni në mërgim, në Austri, Zvicër, Gjermani e kudo në botë, ju jeni forca e Bërvenicës. Pa ju, as zhvillim nuk ka, as fitore nuk ka,” u shpreh Ramadani.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të dalin masivisht në votime, duke theksuar se fitorja është e sigurt dhe se nata e së dielës do të jetë “nata e triumfit të bashkimit”./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com