Kandidati shqiptar për kreun e Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, po zhvillon një garë të fortë për raundin e dytë të zgjedhjeve informon Tetovasot . Sipas raporteve, mërgata shqiptare ka filluar të mobilizohet për ta mbështetur kandidatin që u braktis nga Bilall kasami , duke iu përgjigjur thirrjes së tij për t’u rikthyer në vendlindje dhe për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Vetë Ramadani ka qëndruar sot në aeroport, pritjes së mërgatës, për të shprehur falënderimin dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e tyre. Ndërkohë, kandidati tjetër, Bilall Kasami, nuk ka treguar mbështetje për Ramadanin, pasi lideri i BESA-s ka vendosur të distancohet nga përkrahja pas takimit që Kasami pati me kryeministrin Mickovski.

Megjithatë, shumë qytetarë shqiptarë janë mobilizuar për të bërë Haqim Ramadanin fitues në raundin e dytë, duke shfaqur një angazhim të dukshëm qytetar për procesin zgjedhor.Tetovasot

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com