Më 08.10.2025, rreth orës 15:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin H.M. (37) nga fshati Vranjovcë i Gostivarit.

Sipas të dhënave të policisë, ai me automjetin e tij “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, kishte marrë pjesë në një aksident trafiku me një automjet tjetër të tipit “Golf”, ku është shkaktuar vetëm dëm material.

Gjatë kontrollit të kryer nga policia, është konstatuar se H.M. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa testimi ka treguar 2.20 promilë alkool në gjak.

Pas incidentit, ai është ndaluar në stacionin policor të Tetovës, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com