Prokuroria kërkon paraburgim për një 29-vjeçar nga Çellopeku, pasi i njëjti ka dhunuar dhe ka kërcënuar prindërit e tij. Gjatë incidentit, ai e ka lënduar pronari e shtëpisë.

“Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka nisur procedim penal ndaj një 29-vjeçari nga Çellopeku për kërcënim të sigurisë (neni 144, paragrafi 3) dhe dhunë (neni 386, paragrafi 3) sipas Kodit Penal. Sipas akuzës, më 16 tetor i riu ka kërcënuar dhe përjashtuar me forcë nga shtëpia prindërit e tij, pasi ata refuzuan t’i jepnin para. Prindërit u strehuan tek shtëpia e xhaxhait, por ai ka ardhur më pas me një thikë të palosshme, duke tentuar të hyjë me forcë në shtëpi ku ndodheshin edhe të tjerë anëtarë të familjes, përfshirë dy fëmijë (6 dhe 1 vjeç). Gjatë ngjarjes, ai ka thyer derën, ka hyrë në shtëpi dhe ka goditur me thikë pronarin, duke i shkaktuar lëndime trupore, para se të largohej. Një nga gratë e prekur së bashku me fëmijët u detyrua të largohej përmes dritares“, thonë mes tjerash nga Prokuroria.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com