Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se sot në Luboten së bashku me përfaqësues të lartë të qeverisë, kanë promovuar projektin e ujësjellësit.

“Sot pata kënaqësinë ta vizitoj fshatin tim të lindjes, Lubotenin, ku së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, zëvendësministren Kaltrina Zekolli Shaqiri, kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, dhe bartësin e listës së këshilltarëve të VLEN-it për Butel, Behar Rexhepi, e promovuam projektin e ujësjellësit.
Ky projekt jetik do ta zgjidhë përfundimisht problemin shumëvjeçar të furnizimit me ujë në këtë fshat. Qeveria tashmë ka ndarë mjetet e nevojshme për realizimin e tij dhe ky është vetëm një nga shembujt konkretë të përkushtimit tonë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Angazhimi ynë në qeveri është i qartë: të zgjidhim problemet e trashëguara nga pushteti i kaluar i korruptuar dhe të sjellim ndryshim të vërtetë për çdo vendbanim shqiptar!”, ka deklaruar Ibrahimi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com