Ilir Demiri bën hirrje për mobilizim qytetar dhe përkrahje të Aleancës Kombëtare për Integrim (VIDEO)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ilir Demiri, sonte nga tubimi në Bogovinë ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe përkrahje të Aleancës Kombëtare për Integrim, duke theksuar se procesi i integrimit evropian po mbahet peng nga mungesa e vullnetit politik në pushtet.
“Nëse marrim mbështetjen tuaj, shumë shpejt do ta realizojmë deblokimin e ndryshimeve kushtetuese, që do të hapë mundësi të reja për negociata me Bashkimin Evropian,” deklaroi Demiri, njofton TS.
Aitheksoi se pas këtij vendimi qëndrojnë investime, financime dhe përgatitje konkrete për anëtarësim në BE, ndërsa çdo vonesë do të thotë humbje kohe, burimesh dhe të ardhme për të rinjtë.
Demiri kujtoi sakrificat që shqiptarët kanë bërë për proceset euroatlantike, duke përmendur rolin historik të Ali Ahmetit në Marrëveshjen e Ohrit dhe Marrëveshjen e Prespës.
“Nuk kanë qenë marrëveshje të lehta, por për hir të interesit të përgjithshëm dhe integrimit evropian, janë bërë kompromiset e nevojshme që sot janë themel i paqes dhe stabilitetit,” përfundoi Demiri./TS