Në tubimin elektoral të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), që u mbajt sonte në Zhelinë në përkrahje të kandidatit për kryetar komune Emir Sulejmani, ka marrë fjalën edhe deputetja e Aleancës, Ilire Dauti, e cila dha një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e zgjedhjeve që po afrohen, njofton TS.
Duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre ndaj kauzës, Dauti u shpreh:
“Si edhe të gjithë ju të tjerët që na keni nderuar sonte me pjesëmarrjen tuaj,mbi të gjitha, jemi mbledhur këtu për të thënë se vota për Emirin është vota për dinjitetin e shqiptarëve.”
Mgid