Më 27.10.2025, në orën 11:35, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, punonjës policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria N.A. (68) nga Tetova, pas një denoncimi se rreth orës 11:20 kishte sulmuar fizikisht K.D. (42) nga Velesi, një guidë turistike, pranë Xhamisë së Pashës (Xhamisë me Larme).
Sipas denoncimit, N.A. ishte përpjekur të shponte gomat e autobusit me të cilin transportoheshin turistët dhe kishte kërcënuar edhe shoferin e mjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.TS
Mgid