Tetovë, 15 tetor 2025 – Në orën 23:45, në Departamentin Policor Gallatë, është paraqitur një rast i pazakontë dhe shqetësues.
Sipas denoncimit të M.R. (35) nga fshati Vranjovcë, rreth orës 20:30, para shtëpisë së tij janë mbledhur rreth 50 banorë të fshatit, mes tyre edhe M.A., kryetar i bashkësisë lokale.
Denoncuesi ka deklaruar se M.A. i ka thënë se nuk mund të jetojë më në këtë fshat dhe se ka afat 24 orë të largohet bashkë me familjen, në të kundërtën — “do të digjen me shtëpinë”.
Sipas M.R., shkaku i incidentit dyshohet të jetë fakti se ai kishte pranuar në shtëpi një grua të martuar.
Policia njofton se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
Mgid