Inter fiton derbin ndaj Romës, merr përkohësisht primatin
Inter ka arritur një fitore të rëndësishme në Serie A.
Zikaltrit triumfuan minimalisht 1–0 në udhëtim te Roma, në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbollit italian.
Goli i vetëm i takimit erdhi shpejt, në minutën e 6-të, kur Bonny realizoi pas një asistimi të Nicolo Barellas.
Me këtë fitore, zikaltrit ngjiten në krye të tabelës me 15 pikë, duke përparuar përpara rivalëve si Napoli dhe Roma.
Ndërkohë, Milan ndodhet në vendin e katërt me 13 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe një fitore e ardhshme mund ta çojë në krye të renditjes.
Mgid