Kryetari i komunës Shuto Orizari dhe kandidat për mandat të ri, Kurto Dudush, ka njoftuar se fotografia me “iPhone 17 Pro Max” kishte për qëllim promovimin e numrit 17, me të cilin do të garojë me “Unionin e Romëve” në zgjedhjet lokale.

Për telefonin e shtrenjtë, që kushton mbi 1.000 euro, Dudush thotë se nuk është i tij, por i kushëririt të tij, Almir Dudush – një biznesmen i njohur në Shuto Orizari.

Përmes rrjeteve sociale, Dudush shpjegon se telefoni u përdor si një element vizual për të tërhequr vëmendjen e mediave, ndërsa, sipas tij, mediat menjëherë u fokusuan te fotografia dhe jo te idetë dhe projektet programore.

Dudush thekson se qëllimi është arritur – reklamë falas për numrin e tij zgjedhor.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com