Një 30-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nën dyshimin se posedonte drogë.

Arrestimi i të dyshuari u krye në Prishtinë, derisa i njëjti ishte i dënuar me 13 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, transmeton Klankosova.tv.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, mbrëmë nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar”, thuhet në njoftim.

“D.K. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 13 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com