Izet Mexhiti pas shpalljes së fitores në Çair: Kjo nuk është fitore personale, është fitore e gjithë shqiptarëve

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka mbajtur një fjalim emocionues pas fitores në këtë komunë, duke e cilësuar rezultatin si një fitore të përbashkët të gjithë shqiptarëve dhe jo thjesht të një partie apo individi.
“Çairi, sonte dëshmoi jo vetëm për nderin e ti, por e mbrojte edhe nderin e gjithë shqiptarëve. Fitorja sonte këtu nuk është fitorja personale e Izet Mexhit e as vetëm e VLEN-it, por është fitore e gjithë shqiptarëve,” u shpreh Mexhiti para qytetarëve dhe mbështetësve, njofton TS.
Ai theksoi se kjo është fitore e një klase të re politike që ka hyrë në skenën publike për të sjellë ndryshim të vërtetë dhe se ky ndryshim tashmë ka filluar të ndodhë./TS