Shkup, 30 tetor – Në një mbrëmje të veçantë, Izet Mexhiti mori pjesë në pritjen solemne të organizuar në rezidencën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup, në nder të 102-vjetorit të themelimit të shtetit turk. Në këtë ngjarje festive, Mexhiti shprehu mirënjohje të përzemërt për mikëpritjen e ngrohtë dhe përfshirjen në këtë përvjetor të rëndësishëm të shtetit mik turk.
Ai falënderoi ambasadorin, z. Fatih Ulusoy, për ftesën e ngrohtë dhe për mundësinë e takimëve të vlefshme që forcojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Në këtë ditë të veçantë, Mexhiti dërgoi urime për zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe mirëqenie për popullin e së njëjtës gjuhë e kulturë.
Në fund, ai ripërsëriti përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore që lidhin dy popujt. Gëzuar 102-vjetorin e Republikës së Turqisë, shprehet Mexhiti, duke u uruar suksese të vazhdueshme për shtetin mik dhe aleatin tonë të dashur.