Jennifer Lopez është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, jo vetëm për karrierën artistike, por edhe për deklaratat e bujshme mbi jetën e saj sentimentale.
Ylli latin, e cila këtë periudhë po promovon projektin e saj më të ri “Kiss of the Spider Woman”, ishte e ftuar në emisionin e njohur “The Howard Stern Show”, ku foli me sinqeritet për marrëdhëniet e saj të kaluara dhe mësimet që ka nxjerrë prej tyre.
“Ajo që mësova nuk ishte se nuk më donin, por se ata nuk ishin të aftë të më donin në mënyrën e duhur. Ata më dhanë gjithçka që kishin: unaza, shtëpi, martesë… por problemi ishte se unë nuk e doja veten në atë kohë”, – u shpreh këngëtarja 55-vjeçare.
Lopez pranoi se divorci i fundit ka qenë një pikë kthese në jetën e saj:
“Ishte gjëja më e mirë që më ndodhi ndonjëherë. Më bëri të kthehesha në një faqe të re. Kisha trajner fitnesi, terapist martese, terapist personal… Kisha gjithçka. Thashë me vete: ‘Do ta zgjidh këtë, edhe nëse më vret’.”
Sot, këngëtarja thotë se ka më shumë vetëbesim dhe është shumë më e vetëdijshme për situatat e jetës dhe marrëdhëniet që ka kaluar.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – thashethemet vazhdojnë
Në premierën e “Kiss of the Spider Woman” në New York, Lopez mbërriti e shoqëruar nga Ben Affleck, ish-partneri i saj dhe producent i filmit. Pavarësisht spekulimeve se dyshja mund të kenë ringjallur romancën, një burim i afërt me këngëtaren ka sqaruar për mediat se mes tyre nuk ka asgjë romantike.
Jennifer Lopez, e cila është një nga artistet më të suksesshme të dekadave të fundit, ka qenë gjithmonë në qendër të interesit të publikut për lidhjet e saj me figura të njohura të Hollywood-it, nga Affleck te Marc Anthony dhe Alex Rodriguez.
Deklaratat e saj të fundit kanë ndezur debat në rrjetet sociale, ku shumë fansa e shohin si një “hakmarrje” të ëmbël ndaj ish-ave, ndërsa të tjerë e përgëzojnë për forcën dhe sinqeritetin që shfaq.