Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Kader Kicaj, di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut.

Bukuroshja nga Prizreni, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, së fundmi ka surprizuar ndjekësit me një postim të veçantë.

Në një imazh të publikuar në Instagram, Kaderi shihet në krahët e ish-banorit tjetër të BBVK, Azem Galica. Ky i fundit ka qenë i angazhuar në një projekt televiziv, eventi i të cilit është mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Kaderi nuk e la pa e mbështetur mikun e saj, duke i bërë një urim publik. “Suksese nanushi jem”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë, duke ngjallur menjëherë komente e reagime nga ndjekësit.

Ndërveprimi mes dy ish-banorëve ka rindezur kuriozitetin e fansave të reality-show-t, të cilët shpesh e ndjekin me interes çdo lëvizje të tyre jashtë shtëpisë së famshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com