Kadriu nga ASH: Mickovski edhe publikisht ua ndaloj VLEN-it lavdet për fitore sepse janë me votat e VMRO-së
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu përmes një postimi ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Mickovski duke theksuar se ai tani më edhe publikisht ua ka ndaluar VLEN-it të krenohen me rezultatin e zgjedhjeve pasi sipas tij ai rezultat është aritur me votat e VMRO-DPMNE-së, përcjellë Top24
Kryeministri Mickovski, tani edhe publikisht, ia ka bërë të qartë Vlenit mos u krenohuni me rezultatin e zgjedhjeve lokale, pasi ne ju kemi dhuruar fitoren
.
E vërteta është që ai ka të drejtë. Kjo situatë ishte e njohur edhe për ne para fillimit të fushatës zgjedhore, pasi edhe Aleanca për Shqiptarët kishte marrë një ofertë të ngjashme kur ishte pjesë e kësaj qeverie.
Oferta e kryeministrit ishte e qartë,Unë do t’ju ndihmoj t’i fitoni të gjitha komunat kundër BDI-së, pastaj do ta ndajmë pushtetin lokal 50% – 50% në ato komuna ku shqiptarët përbëjnë 90% të popullsisë.
Politikisht, kjo betejë kundër BDI-së ishte vetëm një kamuflim, ndërsa qëllimi i vërtetë ishte të menaxhohej pushteti lokal, i cili tradicionalisht është nën ndikimin e shqiptarëve.
Mickovski, pasi me sukses ka menaxhuar pushtetin qendror (Qeverinë), ka nuhatur mosfunksionimin e VLENIT dhe pa aftësinë e tij, iu shtuan apetitet për të marrë edhe pushtetin lokal, që është nën kontrollin e shqiptarëve, ku 90% e popullsisë janë shqiptarë.
Më 2 nëntor, shqiptarët në qendrat kryesore urbane,Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë, nuk do ta lejojnë Mickovskin të vendosë për fatin e tyre.
Aleanca për Shqiptarët ndihet krenare që demaskoi këtë politikë monoetnike dhe e refuzoi ofertën e kryeministrit, për të mbrojtur dinjitetin dhe përfaqësimin politik të shqiptarëve.