Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër disa ish-zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përvetësim në shërbim” informon Tetovasot.

Të kallëzuar janë Z.A., ish-drejtor i agjencisë, për “përvetësim në shërbim” sipas nenit 354 paragrafi 1 të Kodit Penal, F.M., ish-zëvendësdrejtor, për “përvetësim në shërbim” në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal (“ndihmë”), si dhe L.U., A.R., E.T., A.B. dhe A.B., punonjës të agjencisë, për të njëjtën vepër penale në formën e ndihmës.

Sipas kallëzimit penal, Z.A., në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në disa raste ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme fonde të destinuara për udhëtime zyrtare jashtë vendit. Ai, në kundërshtim me Dekretin për ndryshimin e Dekretit për shpenzimet e udhëtimeve të punës dhe udhëtimeve jashtë vendit, ka marrë dieta në vlerë prej 50%, megjithëse rregullorja parashikon vetëm 20%, pasi shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit mbuloheshin nga institucioni pritës.

Në këtë mënyrë, F.M., si zëvendësdrejtor, duke nënshkruar vendimet për udhëtimet e punës jashtë vendit, e ka ndihmuar ish-drejtorin në përvetësimin e fondeve. Po ashtu, punonjësit L.A., A.R. dhe E.T. në disa raste kanë përgatitur vendime në kundërshtim me rregulloren, ndërsa A.B. dhe A.B. kanë miratuar pagesat mbi bazën e këtyre vendimeve, ndonëse ishin të vetëdijshëm për shkeljet ligjore.

Në këtë mënyrë, Z.A. ka përfituar dobitë e paligjshme financiare në shumën totale prej 62.530 denarësh, duke shkaktuar dëm në buxhetin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com