Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.Xh. nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përhapja e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”.
Sipas të dhënave të policisë, më 07.10.2025, i denoncuari ka publikuar një koment me përmbajtje raciste dhe ksenofobike në rrjetet sociale.
Materialet e rastit janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike për procedurë të mëtejshme.TS
Mgid