Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Dellçevë ka ngritur kallëzim penal kundër F.K. (21) nga fshati Xvegor, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” informon Tetovasot.
Sipas njoftimit zyrtar, më 1 maj 2025, gjatë një kontrolli të kryer nga nëpunës policorë, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar fara të bimës së kanabisit.
Më pas, gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe sasi hashashi.
Materialet e mbledhura janë dorëzuar në Prokurorinë Publike kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit vazhdojnë procedurat penale.TS
Mgid