Njësia për Punë të Brendshme në Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër D.M. (50) nga Prilepi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Gjatë bastisjes së kryer nga nëpunësit policorë në një shtëpi të cilën e shfrytëzonte i denoncuari, është gjetur dhe sekuestruar sasi amfetamine.
Policia po ndërmerr masa shtesë për dokumentimin e plotë të rastit.TS
Mgid