Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër J.I. (54) nga fshati Vranishtë, rrethi i Strugës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ushtrimi i transportit publik pa posedimin e lejes”.
Sipas njoftimit, më 23 qershor 2025, nëpunës policorë kanë kryer kontroll në një automjet pasagjerësh të tipit Volkswagen Passat, të drejtuar nga i denoncuari, dhe kanë konstatuar se transportonte pasagjerë pa poseduar leje të vlefshme nga organi kompetent.
Rasti po procedohet sipas ligjit dhe materialet janë dorëzuar në prokurorinë kompetente.TS
Mgid