Forcat e armatosura izraelite hapën zjarr ndaj të dyshuarve, të cilët kaluan zonën e armëpushimit që mbulon rreth 155 km².

“Ushtarët qëlluan fillimisht për të paralajmëruar. Të dyshuarit nuk u përkulën dhe vazhduan të afroheshin tek forcat, të cilat hapën zjarr për të larguar kërcënimin“, thuhet në njoftimin e IDF.

Për më tepër, IDF i bëri thirrje banorëve të Gazës që të respektojnë udhëzimet dhe të mos i afrohen forcave që janë dislokuara në zonë.

Sipas fazës së parë të marrëveshjes për armëpushimin, forcat izraelite janë tërhequr, por ende kontrollojnë rreth 53% të Gazës.

Njoftimi i plotë i ushtrisë izraelite:

“Më herët sot (e martë), u panë disa të dyshuar që kalonin vijën e verdhë dhe po i afroheshin trupave të IDF që operonin në pjesën veriore të Rripit të Gazës, gjë që përbën një shkelje të marrëveshjes.

U bënë përpjekje për të larguar të dyshuarit. Ata nuk u përkulën dhe vazhduan të afroheshin ndaj trupave, të cilat hapën zjarr për të larguar kërcënimin.

Raportet që flasin për depërtimin e terroristëve në pozita të IDF janë të pasakta.

IDF i bën thirrje banorëve të Gazës që të ndjekin udhëzimet e tyre dhe të mos i afrohen forcave që janë dislokuara në zonë“.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com