Shkup, 3 tetor 2025 – Rreth orës 20:25, në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, policia ka arrestuar B.M. (21) nga fshati Vranovcë e Sipërme, komuna Çashkë.

Gjatë kontrollit të automjetit “Golf” me targa të Velesit, që i riu e drejtonte, policët gjetën dhe sekuestruan marihuanë.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com