Më 08.10.2025, rreth orës 12:20, në rrugën “Sedek Kostoski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë për Sigurinë e Trafikut Rrugor kanë ndaluar për kontroll një automjet të udhëtarëve të tipit “Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga N.E. (55) nga fshati Çegran i Gostivarit.

Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi po kryente transport publik të udhëtarëve pa poseduar licencën përkatëse, e cila është e domosdoshme për këtë veprimtari.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com