Kërkesës së Ali Ahmetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare i është përgjigjur Bilall Kasami, një nga liderët e koalicionit VLEN, njëherit edhe kandidat i këtij koalicioni për Komunën e Tetovës. Kasami tha se Ahmeti është nën presion të rezultateve zgjedhore, ndërsa kërkesa e tij për zgjedhje të parakohshme mund të tërhiqet pas konsultimeve që do t’i ketë me ekipin e tij.
“Nuk besoj se duhet marrë shumë seriozisht Ali Ahmetin sepse është nën presion e rezultatit të zgjedhjeve dhe besoj që pas konsultimeve me organet e partisë do të ndrojë qëndrim sepse ky rezultat zgjedhorë në të cilin ne kemi fituar 11-1, besoj që nuk është rezultat me të cilin ai mund të përgatitet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme”.
Kasami theksoi se është i përqendruar maksimalisht në garën për Tetovën, duke shtuar se pret fitore bindëse më 2 nëntor.
Një besim të cilin e kemi marrë që ky program dhe këta kandidat më së miri do të realizojnë premtimet e tyre dhe do të zgjidhin hallet e qytetarëve. Si VLEN ne do të vazhdojmë edhe më fuqishëm që në raundin e dytë, në balotazh të konfirmojmë rezultatin e parë dhe që rezultati të jetë i qartë që mandatI për të udhëhequr komunat do të jetë i koalicionit VLEN.
Ndryshe, në Tetovë, dy kandidatët – Bilall Kasami nga VLEN dhe Bajram Rexhepi nga AKI – vazhdojnë fushatën për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të zhvillohen pas një jave, më 2 nëntor.