Kryetari aktual i Komunës së Tetovës dhe kandidati i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, zhvilloi një takim me banorët e lagjeve Teteks 2 dhe Jashtë Vardarit, ku u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga qytetarët.

Në fjalimin e tij, Kasami tha se Tetova është në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe se puna e bërë në katër vitet e fundit është dëshmia më e mirë se ndryshimi është i mundur kur punohet me ndershmëri dhe përkushtim.

“Ky tubim është dëshmi e besimit që qytetarët kanë në punën tonë.
Tetova nuk kthehet më pas – ajo ecën përpara!
Në këto katër vite kemi dëshmuar se zhvillimi është i mundur me projekte konkrete dhe vendime që i shërbejnë qytetarëve,” deklaroi Kasami.

Ai theksoi se rruga e zhvillimit nuk ndalet këtu dhe më 19 tetor, qytetarët e Tetovës do të kenë mundësinë të vazhdojnë projektin e filluar për një qytet më modern dhe më të bashkuar.

“Bashkë do ta çojmë Tetovën edhe më lart,” përfundoi Kasami, mes duartrokitjeve të pranishmëve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com