Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar një nga projektet kryesore të programit të tij për mandatin e dytë – transport publik falas, funksional dhe ekologjik për qytetarët e Tetovës informon Tetovasot.

Sipas Kasamit, transporti publik në Tetovë dikur ishte jofunksional, por gjatë mandatit të tij të parë është ngritur nga themelet dhe tashmë po zhvillohet me ritme të reja.

Në mandatin e ardhshëm, Kasami paralajmëron modernizim të plotë të këtij sistemi, përmes disa projekteve konkrete:

Blerja e 5 autobusëve dhe 5 minibusëve elektrikë, për zgjerimin e rrjetit urban dhe përfshirjen e fshatrave malorë.

Ndërtimi i një stacioni të ri modern të autobusëve në BU 58, i cili do të jetë funksional, i sigurt dhe i integruar me rrjetin publik të transportit.

Krijimi i korsive të veçanta për transport publik dhe biçikleta në bulevardet kryesore të qytetit.

Vendosja e nënstacioneve “ECO – Green” në pikat më të ngarkuara për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës.

“Tetovën e kemi nxjerrë nga gremina dhe e kemi sjellë në dritë. Tani është koha ta çojmë në nivelin e një qyteti evropian. Rruga përpara është vetëm një – me Kapitullin e Dytë të zhvillimit, edhe më mirë, edhe më shumë, edhe më fuqishëm!” – theksoi Kasami.

Ky premtim, siç u shpreh ai, synon të lehtësojë jetën e qytetarëve, të ulë ndotjen dhe të bëjë Tetovën një model të qytetit të gjelbër dhe të lëvizshmërisë moderne.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com