Më 22 tetor 2025, në lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë realizuar disa aksione kontrolli, ku kanë privuar nga liria katër persona: N.S. (44) nga Kumanova, D.S. (18), A.M. (19) dhe T.M. (18), të gjithë nga Shkupi.

Gjatë kontrollit, tek të ndaluarit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë si dhe një substancë pluhur e dyshuar narkotike.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të ngriten parashtresat përkatëse penale.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume