Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.
Sheholli ishte arrestuar dje nga policia e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Sipas Prokurorisë, operacioni i arrestimit ishte kryer me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Mgid