Pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale, koalicionet shqiptare VLEN dhe AKI (Aleanca Kombëtare për Integrim) kanë siguruar nga 6 këshilltarë secila në Këshillin e Qytetit të Shkupit, duke shënuar një fitore të rëndësishme politike për përfaqësimin shqiptar në kryeqytet, përcjell INA.

Nga koalicioni VLEN, në Këshillin e Qytetit të Shkupit janë zgjedhur:

1.Zekerija Berisha
2.Ardian Limani
3.Rejhane Ramadani
4.Astrit Iljazi
5.Binasa Çilafi
6.Sanije Duraku

Ndërsa nga koalicioni AKI – Aleanca Kombëtare për Integrim, këshilltarët e zgjedhur janë:
1.Abdul Selam Selami
2.Nezrane Rustemi
3.Leutrime Rexhepi
4.Naim Bajrami
5.Daim Luçi
6.Kanita Dardhishta

Së bashku, këto dy forca politike shqiptare numërojnë 12 këshilltarë, çka vlerësohet si një fitore historike dhe një hap i madh drejt fuqizimit të zërit shqiptar në institucionet e Shkupit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com