Në fjalimin e tij të mbajtur në Samitin e 28-të Kinë-ASEAN,kryeministri kinez Li Qiang tha se Kina është e gatshme të forcojë integrimin e strategjive të zhvillimit me vendet e ASEAN-it dhe të zbatojë në mënyrë efektive Planin e Veprimit për Zbatimin e Partneritetit Gjithëpërfshirës Strategjik ASEAN-Kinë (2026-2030), në një përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar një komunitet më të ngushtë Kinë-ASEAN me një të ardhme të përbashkët.

Lidhur me këtë, ai paraqiti propozim trepikësh

Së pari është që besimi i ndërsjellë strategjik të bëhet më i fortë.

Kina do të forcojë komunikimin strategjik, do të trajtojë siç duhet dallimet dhe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të zgjidhur në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet midis Kamboxhias dhe Tajlandës përmes “Mënyrës së ASEAN-it”, tha ai.

Kina gjithashtu bën thirrje për përshpejtimin e konsultimeve mbi Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore dhe përpjekjen për përfundimin e tij të hershëm.

Së dyti është thellimi i ndërthurjes së interesave.

Duke marrë si mundësi zbatimin e Protokollit të Përmirësimit të Zonës së Tregtisë së Lirë 3.0 Kinë-ASEAN, Kina dhe ASEAN duhet të punojnë për të çuar përpara liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe për të forcuar integrimin industrial.

Kina do të vijojë të shtojë kapitale në Fondin e Bashkëpunimit Kinë-ASEAN dhe është gati të krijojë Akademinë Dixhitale Kinë-ASEAN, të ndërtojë një platformë bashkëpunimi mbi inteligjencën artificiale dhe të krijojë një qendër për zhvillimin detar dhe bashkëpunimin teknologjik, tha ai, duke shtuar se të dyja palët mund të thellojnë gjithashtu bashkëpunimin në transport, ekonominë digjitale, ekonominë e gjelbër, parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive dhe ndryshimet klimatike.

Së treti, tha Li, është forcimi i lidhjeve midis njerëzve.

Ai nxiti të dyja palët të krijojnë mekanizma për takime midis ministrave të turizmit dhe arsimit Kinë-ASEAN dhe të shfrytëzojnë plotësisht Rrjetin e Akademive për Qeverisje dhe Administratë Publike dhe Grupet e Mendimit Kinë-ASEAN.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com