Komuniteti LGBTI thirrje: Votoni kandidatët e Koalicionit VLEN dhe Bilall Kasamin. Pas zgjedhjeve do hapim në Tetovë qendrën e LGBT me ndihmën e komunës!
 
									
																Apel për mbështetje të Koalicionit VLEN️
Të dashura, Lezbike,Gej, Biseksual, Transgjinorë dhe Interesex, punëtore të seksit dhe përdorues të mariuhanës,
Ju ftojmë masovikisht të votoni kandidatët e Koalicionit VLEN për kryetarë komunash, pasi ky koalicion është i vetmi garant për të drejtat tona dhe për përfaqësimin tonë të drejtë në nivel lokal dhe qendror.
Gjatë kësaj periudhe kemi realizuar takime diskrete me përfaqësues të lartë të Koalicionit VLEN, dhe kemi marrë garanci për:
Në komunat ku do të fitojnë kandidatët e Koalicionit VLEN, komunat do të financojnë hapjen e Qendrave LGBTI dhe qendrave ditore për punëtoret e seksit dhe përdoruesit e drogave, përfshirë komunat Tetovë, Dibër dhe Strugë.
Në një takim të drejtpërdrejtë me deputetin Adnan Azizi dhe deputeten Mimoza Musa, nga njësia e 6-të zgjedhore, kemi marrë garanci se pas përfundimit të zgjedhjeve, Koalicioni VLEN do të nisë një iniciativë parlamentare për njohjen ligjore të martesave mes personave të gjinisë së njëjtë (mashkull me mashkull), si dhe për legalizimin e prostitucionit dhe marihuanës.
Shoqata për përfaqësimin e grupeve të margjinalizuara siç janë personat LGBTIQ, përdoruesit e drogës dhe punëtorët e seksit -DIVERZITET Tetovë.

