Ballkani është në agjendën e Aleancës Veriatlantike. Këtë e ka konfirmuar në Ministerialin e NATO-s sekretari Mark Rutte.

Shefi i organizatës më të fuqishme ushtarake në botë, injoroi deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili para pak ditësh kishte thënë se mund të ketë luftë.

Por, sipas gazetarit Vullnet Krasniqi, sipas veprimeve të fundit të NATO-s, gjendja në terren nuk duket të jetë edhe aq e mirë.

Ai u bazua në faktin e rikthimit të komandantit të KFOR-it Ozkan Ulutash, i cili kishte qenë në krye të forcave paqëruajtëse ndërkombëtare në Kosovë kur ndodhi sulmi i Banjskës.

Krasniqi foli rreth personalitetit të Ulutashit, për të cilin tha se është i specializuar në luftën anti-tanke.

“E ka një histori. E ka kryer akademinë në Kinë, ka marrë pjesë në ushtrimet më të njohura të NATO-s. Është një nga gjeneralët më të vlerësuar të NATO-s”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Gazetari u shpreh se ky veprim i NATO-s flet për rritjen e vigjilencës dhe se një gjë e tillë (Banjska) mund të ndodhë sërish.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com