Një nga momentet më të shëmtuar është se lista serbe ka marrë 400 vota dhe kjo na turpëron të gjithëve ne”, kështu tha Krenar Lloga nga ASH-ja dhe shtoi se do të ishte e falshme në vendet e tjera, por jo në një vendbanim si Lubeteni.
Lloga tutje shtoi se, edhe Buteli mund ta kishte të njëjtin fat si Çashka, pro siç tha, VLEN nuk bëri thirrje që të votohet kandidati i vetëm shqiptar.
“Në një vendbanim si Lubeteni që është i pastër dhe 100% shqiptar dhe ku ka ndodhur një masakër, partia maqedone, fal politikave të VLEN-it në komunën e Butelit, ka marrë 400 vota në një vend ku është kryer masakër. Do të ishte e falshme në cilindo vend tjetër, por në Reçak të marrë lista serbe vota shqiptare, besoj se është skandaloze”, deklaroi Krenar Lloga.