Gaza po përjeton një “katastrofë” shëndetësore që do të zgjasë për “brezat që do të vijnë”, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus i tha programit Today të BBC Radio 4 se nevojitet një rritje masive e ndihmës për të filluar adresimin e nevojave komplekse të popullsisë së Rripit, shkruan BBC.

Izraeli ka lejuar më shumë furnizime mjekësore dhe ndihma të tjera të kalojnë në Gaza që kur një armëpushim me Hamasin hyri në fuqi më 10 tetor, por Dr. Tedros tha se nivelet janë nën ato të nevojshme për të rindërtuar sistemin e kujdesit shëndetësor të territorit.

Ndërhyrja e tij vjen ndërsa SHBA-të përpiqen të mbështesin armëpushimin që ndihmuan të ndërmjetësohej pas një shpërthimi dhune në fundjavë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com