Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, së bashku me delegacionin qeveritar, do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, i cili këtë vit mbahet në Londër, Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri, së bashku me zëvendëskryeministrin Aleksandar Nikolloski, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministren e Financave Gordana Koçoska Dimitrieska, si dhe ministrin për Integrime Evropiane Orhan Murtezani, do të marrin pjesë në një numër të madh takimesh në kuadër të Procesit të Berlinit. Në margjinat e samitit si dhe gjatë vizitës së Mbretërisë së Bashkuar, së Kryetarit të Qeverisë janë parashikuar një sërë takimesh bilaterale, për të cilat opinioni do të informohet me kohë.

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, delegacioni qeveritar do të zhvillojë disa takime pune ekonomike, të cilat do të përfaqësojnë një hap të rëndësishëm ekonomik për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com