Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale deri në orën 17:00 ka arritur në 39,61 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani tha se 673.052 votues e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Shabani tha se krahasuar me të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale të vitit 2021, jehona e votuesve para katër viteve ka qenë 41,38 për qind.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume